Platforma Digjitale për Nxënësit me Shikim të Dobët dhe të Verbër është zhvilluar në kuadër të projektit EU 4 Inclusive Teaching, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) në partneritet me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Tampere (Finlandë).
Projekti ka nisur në shkurt 2022 dhe zbatohet nën menaxhim indirect të Drejtorisë së Përgjithshme të Financimit dhe Kontraktimit të Fondeve të BE-së, Bankës Botërore dhe Donatorëve të tjerë, Njësisë Qendrire të Financimit dhe Kontraktimit (CFCU) pranë Ministrisë së Financave (Autoriteti Kontraktues), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Kjo platformë mbështet transformimin e Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë, si dhe institucioneve të tjera, në qendra burimore gjithëpërfshirëse. Ajo u ofron nxënësve me shikim të dobët dhe të verbër në gjithë Shqipërinë qasje të barabartë në burime mësimore. Me kapacitet të gjerë ruajtjeje, platforma ofron një përzgjedhje të pasur librash audio në formate të aksesueshme, të kombinuara me funksionalitete miqësore për përdoruesit, siguri në hostim dhe mbështetje teknike të vazhdueshme. Trajnimi dhe mirëmbajtja e rregullt sigurojnë funksionalitetin, aksesueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të saj.